DYLON

Mihael Bolander gjyqtar në Gjykatën Speciale të Hagës ka dhënë dorëheqje

Mihael Bolander gjyqtar në Gjykatën Speciale të Hagës ka dhënë dorëheqje
Avatar photo Redaksia

Mihael Bolander, gjyqtar në Gjykatën Speciale të Hagës, ka dhënë dorëheqje.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Speciale nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

EkoHigjiena

“Sot, gjykatësi Mihael Bolander i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Gjykatësi Bolander, i cili dha dorëheqje për arsye personale, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin zyrtar, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina  Trendafilova, shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për kontributin e gjykatësit Bolander në mandatin e tij,  përfshirë edhe, së fundi, si anëtar i panelit të parë të Gjykatës Supreme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.