Kf.Prishtina ka zhgënjyer, duke u mposhtur 1:0 nga Feronikeli në Drenas. Tifozët kryeqytetas janë të pakënaqur me futbollistët, stafin teknik dhe drejtuesve të klubit.
“Me të mbërritur në stadium, kemi tërhequr vërejtjen e gjithë atyre që nuk e meritojnë Prishtinën, “Nëse s’ki zemër ik prej Prishtinës”, e në veçanti kryetrajnerit Josa, dhe menjëherë në minutat e parë të lojës e kemi marrë rrugën për në Prishtinë”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e tifo grupit kryeqytetas.
Si për ironi të fatit hyrja në stadiumin “Rexhep Rexhepi” iu ndalua nga drejtuesit e klubit të Feronikelit, ndërkohë që u vendosën vetëm pak metra larg stadiumit për të dhënë një mesazh të fuqishëm stafit teknik me në krye Mirel Josën dhe futbollistëve.
“Kurse, krejt tjetër është tema që klubi i Feronikelit nuk na lejoi futjen brenda në stadium, meqërast u obliguam të hyjmë në livadh prapa tribinës në ndërtim e sipër”.