Të organizuar në ekipe mobile, pjesëtarët e FSK-së janë duke realizuar fushatën informuese përmes takimeve e bashkëbisedimit direkt me të rinj e të reja të vendit tonë në çdo lokalitet e institucion me ftesë për të aplikuar dhe inkuadruar në FSK.
Sipas informacioneve të tyre nga terreni është interesim i madh i të rinjve e të rejave që të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 15 janar dhe t’i bashkohen radhëve të FSK-së, thuhet në njofitm.
FSK mirëpret të gjitha aplikimet duke garantuar proces fer dhe transparent në përputhje të plotë të akteve ligjore dhe procedurale. /2LONLINE/