DYLON

Kryeministri Kurti u mirëprit në takim bilateral nga Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer

Kryeministri Kurti u mirëprit në takim bilateral nga Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer
Avatar photo Redaksia

Në kryeqytetin e Austrisë, me ceremoni shtetërore të gardës ceremoniale, Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti u mirëprit nga Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer për një takim bilateral.

Falënderues për ftesën dhe mikpritjen në vizitën e tij të parë jashtë vendit për këtë vit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e Austrisë në paqen, sigurinë dhe zhvillimin e vendit tonë dhe rajonit, dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

“Austria është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës. Na ka ndihmuar në luftën tonë për çlirim dhe për të siguruar paqe, së bashku me ushtarët austriakë që kanë shërbyer për shumë vite në misionin e NATO-s në Kosovë, dhe për dekada ka mbështetur Kosovën, sidomos në sistemin e edukimit”, tha Kryeministri Kurti.

Ata diskutuan për marrëdhëniet bilaterale tashmë të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e rritjes dhe fuqizimit të mëtejmë të tyre në të gjitha fushat, me theks te bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimi tregtar. Me këtë rast, Kryeministri Kurti e ftoi Kancelarin Nehammer që t’i bashkëngjitet njërit nga shumë delegacioneve ekonomike austriake që do të vizitojnë Kosovën gjatë këtij viti.

Kryeministri Kurti e njoftoi Kancelarin Nehammer për punën e deritanishme të Qeverisë në kuadër të agjendës së saj reformuese dhe të agjendës integruese. Ai po ashtu e njoftoi Kancelarin për qasjen proaktive, konstruktive dhe kreative të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, duke nënvizuar se dialogu duhet të prodhojë një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me njohje reciproke në qendër.

U diskutua edhe për agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, dhe për rrezikun e ndikimit malinj të Rusisë në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet aktorëve të ndryshëm.

Kryeministri Kurti gjatë qëndrimin njëditor në Austri po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë” të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri. Në këtë vizitë zyrtare, bashkë me kryeministrin Kurti po merr pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harjulla Çeku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.