Në kuadër të përgatitjeve profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj ka përfunduar kursi për Xhenio të Përgjithshme, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.
Trajnimi është realizuar në pjesën teorike dhe praktike ku pjesëmarrësit kishin mundësin që nga afërt të trajnohen me pajisjet dhe mjetet xheniere që FSK-ja, ka në dispozicion.
Qëllimi i kursit ishte aftësimi dhe përgatitja e kursantëve të Regjimentit të Xhenios në kryerjen e detyrave sipas misionit, përgatitja profesionale në këtë fushë ka rëndësi të veçantë për FSK-në, në ngritjen e kapaciteteve dhe aftësimin e personelit për Mbështetje Ushtarake Autoriteteve. /2LONLINE/