DYLON

MSH: Ministri Vitia vizitoi institutet para-klinike në QKUK dhe morgun ku u investuan 654 mijë euro

MSH: Ministri Vitia vizitoi institutet para-klinike në QKUK dhe morgun ku u investuan 654 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga u.d drejtoresha e SHSKUK Dr. Narqize Arenliu – Hoxhaj, udhëheqësja e Bordit, Dr. Aida Rexhepi dhe anëtarja e Bordit, Dr. Agreta Gecaj, vizitoi hapësirat e instituteve para-klinike për të parë nga afër realizimin e projektit që kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në infrastrukturë, huhet në njofitmin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë projekt në vlerë të 654 mijë eurove, janë të përfshira pajisjet mjekësore dhe inventarizimi i dorëzuar në institutet para-klinike, furnizimi dhe instalimi i tyre, pajiset fikse të mobilizuara, pajisjet lëvizëse të specializuara dhe furnizimet për institutet para-klinike.

EkoHigjiena

Gjatë takimi ministri Vitia u njoftua me shërbimet që ofrohen në këto klinika si dhe premtoi se do të merren për bazë kërkesat për investime të mëtutjeshme për përmirësimin e kushteve të punës me qëllim të shërbimeve sa më të mira.

“Shërbimet paraklinike janë shumë të rëndësishme. Jam shumë i interesuar për t’i dhënë një dimension tjetër këtyre shërbimeve. Ne jemi të përkushtuar që çdo nevojë për investime që vjen nga ju së pari, ne t’i përgjigjemi sa më mirë e shpjet që është e mundshme. Jemi duke bërë një plan përveç se investiv edhe në racionalzimin e resurseve njerëzore, krejt kjo për të racionalizuar kohën e cila do të mund të përdorët në të mirë të shërbimit të qytetarëve.” – tha ndër të tjera Ministri Vitia.

Ky projekt ishte paraparë të realizohej në kuadër të bashkëpunimit me Bankën Botërore për rritjen e kapaciteteve për Covid-19, e ku një prej aktivitetet ishte edhe ndërtimi i instituteve para-klinike., thuhet në njofitmin e Ministrisë së Shëndetësisë. /2LONLINE

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.