Specialistët në Britani të Madhe paralajmërojnë se miliona njerëz po vënë në rrezik shëndetin nga pirja e duhanit. Tymi i cigareve përmban kimikate toksike që mund të irritojnë dhe dëmtojnë sytë.
Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të humbin shikimin e tyre në krahasim me jo-duhanpirësi. Kjo ndodh sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë dhe të përkeqësojë kushtet e syrit.
Po ashtu pirja e duhanit mund të keqësojë problemet e shikimit me anë të diabetit duke dëmtuar enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit, retinën.