DYLON

Lutfi Haziri mirëpritet në fabrikën e duhanit Premium Tabacco Group

Lutfi Haziri mirëpritet në fabrikën e duhanit Premium Tabacco Group
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është mirëpritur në fabrikën e duhanit Premium Tabacco Group, ku është takuar me pronarin, Gazmed Abrashi dhe punëtorët aty.

Kryetari Haziri ka falënderuar Abrashin dhe punëtorët për mikpritjen, derisa ka thënë se është momenti i fundit që të hiqet akciza në bimën e duhanit.

EkoHigjiena

“Faleminderit pronarit të Premium Tabacco Group, Gazmed Abrashi dhe të gjithë punëtorëve për pritjen e ngrohtë. Ua rikonfirmova bashkëpunimin me të gjitha kapacitetet komunale. Përfundimisht, duhet të largohet akciza mbi bimën e duhanit nga ana e qeverisë dhe të stimulohen me subvencione në mënyrë që familjet bujqësore, prodhues të duhanit, të lidhen me këtë fabrikë dhe të fillojmë ta bëjmë Anamoravën e gjelbër, sepse kjo bimë është emblema e punës që baballarët tanë në të kaluarën e kanë realizuar”, ka thënë kryetari Haziri.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.