Vdekjet nga sulmet e zemrës janë rritur për herë të parë në 50 vite, sipas Fondacionit Britanik të Zemrës. Sulmet në zemër janë shkaktarë i madh i vdekjeve në të gjithë botën dhe janë emergjencë serioze shëndetësore.
Kur furnizimi me gjak në zemër bllokohet papritmas, formohet një mpiksje e cila e shkakton sulmin.
Ekspertët fillimisht kanë paralajmëruar se konsumimi i ushqimeve me sasi të larta të yndyrës, kolesterol, ose sodium mund të jetë gjë shumë e dëmshme për zemrën.
Sipas hulumtimeve më të reja, konsumimi i çajit të gjelbër mund t’i parandalojë vdekjet nga sulmet e zemrës dhe ato të trurit.
Një përbërës që gjendet në çaj të gjelbër mund të ndihmojë në shpërbërjen e pllakave që ndërlidhen me bllokimet e rrezikshme në enët e gjakut.
Studimi gjithashtu ka konstatuar se çaji i gjelbër ndërlidhet me një zvogëlim në shtypje të gjakut.