PHIL COLLINS: EDHE NI TJETËR DITË N’PARAJSË (ANOTHER DAY IN PARADISE)
Strofa 1
Ajo e thrret njerin n’rrugë
“Zotni, a mun m’nimon?
Âsht ftoft’ e s’kâm ku flej
A din naj ven’ me m’kallzu?”
Ai ec, s’kqyr mbrapa
Bâhët kishe s’pe nin
Nis me fishllu tu e kalu rrugën
I vjen marre me kânë aty
Refreni
Oh, meno dy herë,
Se âsht edhe ni tjetër ditë për ty e mu n’parajsë
Oh, meno dy herë,
Se âsht thjesht edhe ni tjetër ditë për ty,
Ty e mu n’parajsë
(melodia)
… Reflekto për kët’ gjâ…
Strofa 2
Ajo e thrret njerin n’rrugë
Ai mun m’e pa që u kânë tu kajtë
Ajo ka gunga n’shputat e kâmve
S’mun me hecë amâ munohët
Refreni
Oh, meno dy herë,
Âsht edhe ni ditë për ty e mu n’parajsë
Oh, meno dy herë,
Âsht thjesht edhe ni tjetër ditë për ty,
Ty e mu n’parajsë
VIDEO: Another Day In Paradise
Ura
O Zot, a kërkush s’mun me bâ kurgjâ mâ a?
O Zot, sigurt ka najsen që munësh me thânë
Strofa 3
T’kallzojnë vijat n’ftyrën e saj
E sheh që u kânë atje
Me siguri e kanë përzânë nga çdo ven
Se s’âsht përshtatë
Refreni
Oh, meno dy herë,
Âsht edhe ni ditë për ty e mu n’parajsë
Oh, meno dy herë,
Âsht thjesht edhe ni tjetër ditë për ty,
Ty e mu n’parajsë
(melodia)
… Veç reflekto për kët’ gjâ…
Nga: Ridvan Bunjaku