DYLON

Vetëvendosje: Nga burgosja e paligjshme e deputetëve te paligjshmëria e ndaljes së numërimit të votave

Vetëvendosje: Nga burgosja e paligjshme e deputetëve te paligjshmëria e ndaljes së numërimit të votave
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje! mbajti gjatë ditës së sotme konferencë për media, permes të cilës anëtari i Kryesisë dhe deputeti Sami Kurteshi, foli mbi veprën penale të gjyqtarit Beqir Kalludra në lidhje me urdhër-arrestin ndaj deputetëve dhe shkeljen e KQZ-së, e cila ka urdhëruar ndërprerjen e votave me kusht, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta, për Prishtinën e Prizrenin.

Në lidhje me çështjen e parë, Sami Kurteshi paraqiti kërkesën e deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi, drejtuar Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Afërdita Bytyqi, për përjashtimin e trupit gjykues. Kjo kërkesë u dorëzua me datën 22 nëntor, kurse në lidhje me arsyen e kërkesës, Kurteshi theksoi se ka dyshime mbi paanshmërinë e këtij trupi gjykues, duke përmendur se ky trup gjykues është i njëjti që ka dënuar aktivistët tanë për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës pa asnjë provë.

“Kërkesa për përjashtim drejtuar Kryetares së Gjykatës Themelore është dorëzuar me 22.11.2017, dhe pa marrë ende asnjë përgjigje, ashtu siç është obligim i Kryetares së Gjykatës Themelore sipas Kodit të Procedurës Penale, gjykatësi Beqir Kalludra pa pritur asnjë vendim nga Kryetarja e Gjykatës Themelore, me 23 nëntor, një ditë me vonë, ka lëshuar fletë-arrestin për deputetët tanë”, tha Kurteshi, duke thënë se veprimi i Kalludrës përbën vepër penale, me ç’rast kërkoi që të merren masa përgjegjësie penale ndaj tij, si dhe kërkoi lirim të menjëhershëm të deputetëve Kurti, Haxhiu e Kadaj-Bujupi.

EkoHigjiena

Në lidhje me çështjen e dytë, Kurteshi paraqiti kërkesën zyrtare drejtuar KQZ-së, konkretisht znj. Valdete Daka, nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Visar Ymeri, e cila u dorëzua me 23 nëntor 2017, për vijimin e numërimit të votave me kusht, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta në Prishtinë e Prizren. Ai tha se nuk ka asnjë arsye ligjore dhe asnjë vendim të ligjshëm që ndalon numërimin e rregullt të votave të mbetura për këto dy komuna.

“Ne kërkojmë nga zonja Daka dhe KQZ-ja, vazhdimin e numërimit të rregullt për Prizrenin e Prishtinën dhe konsiderojmë se nëse nuk vazhdon numërimi i rregullt i votave, kjo përbën një cenim të integritetit dhe vullnetit të lirë të shprehur të qytetarëve, me anën e votës”, tha Kurtesh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.