“Pesëmbëdhjetë kadetë të FSK-së diplomuan në nivelin bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës, profesionalizmi i të cilëve do t’i shërbejë zhvillimit të ushtrisë sonë”, njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Ne këtë rast, ministri Maqedonci i përgëzoi kadetët për arritjen e tyre akademike në programin civil të studimeve, duke uruar që gjithmonë faqebardhë të kryejnë detyrën e tyre fisnike për mbrojtjen e atdheut. /2LONLINE/