DYLON

Kryetari i Komunës pret në takim përfaqësues nga Kryqi i Kuq, Dega në Kamenicë

Kryetari i Komunës pret në takim përfaqësues nga Kryqi i Kuq, Dega në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Kryqit të Kuq- Dega në Kamenicë.

Kryetari Rahimaj është njoftuar nga Sekretari i kësaj dege, Rexhep Morina për punën që është bërë nga Kryqi i Kuq në Kamenicë përgjatë vitit 2023 si dhe puna e bërë në katër muajt e parë të këtij viti.

EkoHigjiena

Morina ka njoftuar Kryetarin Rahimaj edhe sa i përket garave të Ndihmës së Parë që do të mbahen me nxënësit e shkollave të Komunës së Kamenicës.

Kryetari Rahimaj ka dhënë mbështetjen e tij në raport me aktivitetet e kësaj dege si dhe ka paraqitur gatishmërinë për bashkëpunim edhe në fusha të tjera, në të cilat shtrihet puna e Kryqit të Kuq si organizatë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.