Me një ceremoni rasti sot në objektin e Administratës komunale në Viti, është bërë përurimi i sallës së kurorëzimeve.
Me këtë rast për herë të parë në këtë sallë dy çifte vitiase ia dhanë fjalën njëri tjetrit që do t’i qëndrojnë besnik njeri tjetrit deri në fund të jetës bashkëshortore.
Me këtë rast i pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtori i Administratës, Skënderbe Hebibi, përgjegjësi i Gjendjes Civile, Merxhan Sahiti dhe të tjerë.
Në fjalën e tij kryetari Haliti, pos që ju uroj çifteve për kurorëzimin e sapo lidhur theksoi se ai ndihet shumë i kënaqur pasi që po përurohet kjo sallë, ku çiftet e reja po lidhin kurorë për herë të parë në këtë hapësirë.
Ai gjithashtu tha se qeverisja lokale në Viti, do të vazhdoj të punoj për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të saj. Ndërkaq i pari i Vitisë ndau një mirënjohje edhe për znj. Elira Musa, dizajnere e enterierit e cila bëri projektimin dhe dizajnimin e dhomës së kurorëzimit. /2LONLINE/