“Bashkë me delegacionin nga Turqia, përuruam Konviktin e Vajzave “BURSA” në Gjilan, projekt ky i financuar nga Shoqata Ndërkombëtare Humanitare dhe Kulturore “Stambolli”, që iu shërben shumë vajzave dhe grave me mbajtjen e aktiviteteve si: mësim ditor, gara, kuize e programe të ndryshme”, ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ja postimi i tij i plotë:
Sot përuruam Qendrën Kulturore dhe Konviktin e Vajzave “BURSA” në Gjilan
Prita sot në takim kryetarin e komunës Yildirim të Turqisë Yusuf Demirok, ambasadorin e Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar, mytfiun e Kosovës Naim Tërnava, deputetë nga Parlamenti i Turqisë dhe i Kosovës.
Bashkë me delegacionin nga Turqia, përuruam Konviktin e Vajzave “BURSA” në Gjilan, projekt ky i financuar nga Shoqata Ndërkombëtare Humanitare dhe Kulturore “Stambolli”, që iu shërben shumë vajzave dhe grave me mbajtjen e aktiviteteve si: mësim ditor, gara, kuize e programe të ndryshme.
Mirënjohës dhe falenderues për partnerët e këtij projekti, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm. /2LONLINE/