DYLON

Zymberi pjesë e tryezës që për temë kishte: “Riatdhesimin dhe Riintegrimin e Personave të Rikthyer”

Zymberi pjesë e tryezës që për temë kishte: “Riatdhesimin dhe Riintegrimin e Personave të Rikthyer”
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në komunën  e Gjilanit,  Mursel Zymberi, ishte pjesëmarrës i tryezës së mbajtur sot nga GIZ-i Gjerman, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve, dhe Zyra Komunale për Kthim dhe Komunitete.

Temë diskutimi ishte ‘Riatdhesimi dhe Riintegrimi i Personave të Rikthyer’, shërbimet të cilat ofrohen nga akterët shtetëror, si dhe nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare për personat e riatdhesuar në Kosovë.

EkoHigjiena

QPS- ofron shërbime në asistencë sociale/ ekonomike, dhe shërbime të tjera për të miturit, njofton Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – Gjilan.

Vlen të theksohet që në komunën e Gjilanit është funksional komisioni komunal për riintegrim, i përbërë prej 9 akterëve relevantë brenda komunës, në krye me z. Zymberi, të cilët ofrojnë shërbime për këtë kategori.

Punëtoria është dyditore, pra vazhdon edhe nesër.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.