Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj me bashkëpunëtorë, dhe përfaqësues nga Zyra e Këshillit të Europës në Prishtinë, kanë bërë inaugurimin e lulishtes “Luludi” në Kamenicë.
Një ide e shprehur nga të rinj të komunitetit rom e cila është realizuar në kuadër të projektit ROMACTED ll, bashkëpunim ky mes Komunës së Kamenicës dhe Këshillin e Europës.
“Kjo është një nismë shumë e mirë, e cila do t’i japë pamje tjetër Kamenicës, një biznes i tillë nuk ka qenë më herët në komunën tonë”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai gjithashtu ka falënderuar Këshillin e Europës për të gjithë ndihmën e dhënë në kuadër të realizimit të këtij projekti.
“Ky biznes duhet të jetë frymëzim edhe për gratë e tjera të Kamenicës”-ka thënë Shefja e Zyrës së Këshillit të Europës në Prishtinë.
Përfaqësuesit e tashmë lulishtes së re në Kamenicë kanë falënderuar edhe Këshillin e Europës dhe Komunën e Kamenicës për mbështetjen e dhënë.
Në kuadër të projektit ROMACTED II, është shënuar edhe Dita e Komunitetit Rom në Kamenicë. /2LONLINE/