Drejtoresha e DKRS-së Kaltrinë Sylejmani, ka ftuar të gjithë ata të cilët janë subvencionuar gjatë vitit 2016, t’i raportojnë fondet e përfituara deri në fund të këtij muaji. Ajo duke iu referuar rregullores për ndarjen e subvencioneve, njoftoi se OJQ-të të cilat nuk raportojnë do ta humbasin të drejtën e subvencionimit për 3 vitet e ardhshme.
Sylejmani tha se 2016-ta është vit historik i mbështetjes së OJQ-ve të kulturës, rinisë dhe sporteve, meqë janë ndarë 78,514.34 Euro Subvencione.
“Duke e pas parasysh që subvencionet të cilat i kemi ndarë te Organizatat e ndryshme, janë para publike, ne jemi të interesuar dhe vendosur që për këto mjete të raportohet me transparencë të plotë” shtoi ajo.
Përndryshe, tha se bashkëpunimi ishte shumë i mirë me Organizatat Joqeveritare dhe Shoqërinë civile të cilat ishin edhe pjesè e vendimmarrjes përmes aktiviteteve të ndryshme dhe bashkërisht kanë shënuar suksese të shumta, për çka ky bashkëpunim i mirë do të vazhdoj edhe këtë vit.