Përmbaruesit Privat të rinj, pranuan sot detyrën e tyre, duke u betuar para Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se profesionin e tyre do ta ushtrojnë me dinjitet, nderë dhe paanshmëri, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe duke mbrojtur interesat e palëve – barazinë dhe dinjitetin e tyre.
Ministrja Haxhiu i uroi Përmbaruesit Privat për detyrën e tyre të re, si dhe kërkoi që të jenë të përgjegjshëm dhe vigjilentë në punën e tyre si dhe në respektimin e Ligjit dhe etikës profesionale. /2LONLINE/