U raportua se FC Prishtina do t’i ndajë rrugët me Mirel Josën, pas eliminimit të hershëm nga Europa League.
Tani, përmes një njoftimi zyrtar, FC Prishtina ka bërë të ditur se trajneri nga Shqiperia, Josa nuk do të largohet nga Prishtina dhe ka besimin e krerëve të klubit, sikurse futbollistëve.
Njoftimi i FC Prishtinës:
Mirel Josa qëndron kryetrajner i Prishtinës. Vulën do të jap kryetari Ejupi, i cili ka eksluzivitetin me mandat nga statuti, pasi që të rikthehet nga pushimi.
Josa ka mbështetjen maksimale të pothuajse 99% të futbollistëve. Përforcimet që i ka bërë Prishtina, lojtarët e ardhur, në negociata me klubin, gjithmonë dhe të gjithë kanë shprehur haptas se Prishtinën, ndër tjera, e zgjedhin për shkak cilësive dhe punës që bënë profesor Josa.
Për FC Prishtina, gjithmonë e rëndësishme ka qenë uniteti i grupit, i futbollistëve dhe shtabit teknik dhe besimi që kanë në mes veti.
Tifozëve të vërtet të klubit u themi, se FC Prishtina është në rrugë të drejt dhe njëkohësisht i falënderojmë për besimin, atyre dhe të gjithë dashamirëve të vërtet të klubit, nga ish-futbollistë e deri te ish-trajnerët që me ngulm në orët e fundit na kanë dhënë mbështetje të shqetësua nga lajme të orkestruara.