DYLON

Haziri ndjehet krenar me vlerësimin e Pentagonit-Departamenti i Mbrojtjes për kompaninë brend të Gjilanit, Palma Mobilje

Haziri ndjehet krenar me vlerësimin e Pentagonit-Departamenti i Mbrojtjes për kompaninë brend të Gjilanit, Palma Mobilje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur se ndjehet krenar me vlerësimin që Pentagoni-Departamenti i Mbrojtjes i ka bërë kompanisë Palma Mobilje, duke e ngritur flamurin më 17 qershor “Për nder të përkushtimit, angazhimit dhe mbështetjes suaj të jashtëzakonshme ndaj Ushtrisë Amerikane”.

“Jam krenar me kompaninë Palma, brendi i Gjilanit i njohur dhe i shpërblyer nga Pentagoni në ditëlindjen amerikane. Urime stafit, z. Ekrem Shahini dhe familjes Shahini”, ka thënë Haziri, teksa ka uruar SHBA’të për 243-vjetorin e Pavarësisë dhe i ka falënderuar për mbështetjen e madhe për Gjilanin.

“Në ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e falënderoj ambasadorin, shkëlqesiën e tij, z. Philip Kosnett, për vizitën në Gjilan dhe ofrimin e mbështetjes së madhe për komunën tonë. Faleminderit Amerikë për prezencën me trupa paqeruajtëse dhe për partneritetin 20-vjeçar mes Gjilanit dhe USAID në mbështetje të projekteve zhvillimore në favor të gjilanasve. Miqësi e përjetshme me Amerikën. Urime 243-vjetori i Pavarësisë”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.