Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu të martën në mëngjes është bashkuar me futbollistët tjerë të Kosovës në hotelin ku janë të grumbulluar.
26 vjeçari pësoi një lëndim me Zurichun në fundjavën e kaluar, dhe luajti vetëm 20 minuta kundër Xamaxit në Superligën zvicerane.
Megjithatë lëndimi nuk është shumë serioz. Trajneri Bernard Challandes në konferencën për shtyp deklaroi se Kryeziu mund të pushohet për ndeshjen me Danimarkën që të jetë i gatshëm për Bullgarinë.