Me rastin e 22-vjetorit të rënies heroike, përkujtohen dëshmorët Asllan Thaqi, Ismajl Ismajli dhe Selver e Emin Kryeziu
Në 22-vjetorin e rënies për liri, sot u përkujtuan dhe nderuan dëshmorët, Asllan Thaqi, Ismajl Ismajli dhe Selver e Emin Kryeziu.
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, së bashku me një pjesë të stafit komunal si dhe kryetari i OVL UÇK-së dega në Dardanë, Milaim Limani sot kanë bërë homazhe tek lapidari i Asllan Thaqit në Karaçevë, Ismajl Ismajlit në Kopernicë dhe Selver e Emin Kryeziu në Roganë.
Jakupi tha se sot nderuam ata që dhanë jetën për liri, dhe si të tillë do t’i kujtojmë gjithmonë.
“Në përvjetorin e 22-të të tyre sot nderuam Ismajl Ismajlin, Selver e Emin Kryeziun dhe Asllan Thaqin. Veprat e tyre për lirinë e Kosovës, janë të paharrushme. Do t’i kujtojmë gjithmonë me nder e krenari”, tha ai.
Po ashtu edhe kryetari i OVL UÇK-së dega në Dardanë, Milaim Limani, u shpreh mirënjohës për veprën e secilit dëshmor, falë veprave të të cilëve sot gëzojmë liri të plotë. /2LONLINE.com/