DYLON

Shprehin vullnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral

Shprehin vullnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot përmes video-lidhjes bisedoi me homologen e tij, ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, Olivera Injac.

Me këtë rast, ministrja Injac e uroi ministrin Mehaj për detyrën duke shprehur vulllnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar edhe procesin e menaxhimit të krizës së pandemisë COVID-19.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, Ministri Mehaj theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy ministrive në interesin e përbashkët si dy vende fqinje dhe rajonit në përgjithësi. Ai vlerësoi lart edhe rolin e tashëm të Malit të Zi  si vend anëtar i NATO-s dhe ndërlidhjen e këtij fakti me synimin e Kosovës për integrimit në organizatat rajonale dhe euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet dypalëshe për konkretizimin e mëtejmë të aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.