Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta -XXXI-
Mirsati, ateist i dëshmuar, refuzonte të sheh ndonjë hoxhë që i shkonin për dore kësi punësh të shpëtimit nga xhindet e ograku i tyre. Akoma më pak dëgjonte kur t’i propozonin ndonjë fallxhorë a sihirbësë që largon sihirin sepse disa i thoshin se kishte sihir…, ndoshta nga gruaja e parë mbi të cilën u martua me një gjoja këngëtare të ardhur nga Kraleva.
Reis Mirdita
Dhe kur pas disa javësh gruaje e re i ku nga sytë këmbët, mbeti në duart e “plakës” e cila i ndenji besnike dhe ia bënte shërbimet: ia jepte barnat, e lante dhe hekuroste e ai kur çartej si që e kish zakon edhe para se me shkelur në ograk, e rrihte pa fije mëshire.
Natën Mirsat mjerani dilte nga shtëpia dhe kërkonte Letkicën, pëlliste me zë pranë hotelit ku e pat gjet duke kënduar. Brenda ia kishin ndaluar hyrjen! Nganjëherë, vizitorë të pirë e bërë tapë, në të dalë nga salla e hotelit, e rrihnin, ashtu sa për formë, me shuplaka fytyrës dhe e përzinin në shtëpi.
U bë objekt për tallje nga fëmijët e qytetit dhe më së fundi u pajtua që gruaja ta çonte nëpër hoxhallarë e popë, vetëm të shëndoshet. Kështu i ra në derë shëruesit të rrejshëm i cili filloi t’ia mjelë pasurinë që ia pat lënë baba por edhe mirazin (trashëgiminë) e gruas e cila qe e detyruar ta merr vetëm për ta shëruar burrin.
Dhe përmirësimi i shëndetit nuk vinte! Mirsatin e këshilluan t’i shkoj drejt e në shpi njëfarë miku me të cilin lavdërohej shumë në kohët e lavdisë. Me gruan, ia mësyni Steves. Gruaja ia qau hallin e burrit.
-Mund ta çoj ndoshta të një doktor të njohshëm në Shkup por ai kërkon bakshish, së paku 3000 marka.
Përsëri i shitën ca tokë dhe ndanë nga shuma “bakshishin” për doktorin. Disa hapa që ia rënduan kokën më shumë dhe aq! Shkuan përsëri te Steva! Ai kësaj radhe i priti ftohtë. Iu kthye gruas së Mirsatit dhe me poshtërim i tha:
-Ka pshurrë shtrembët burri yt! Nuk ka shërim më ka thënë miku im doktori.
Gruaja u stërkeq nga turpi dhe pafytyrësia e “mikut”, u çua dhe morri burrin për dore pa asnjë fjalë më tutje, iku. Me këtë, ajo vendosi të shkoj përsëri te mullai i rrejshëm i cili i mjel për 3-4 vite rresht, gjersa një ditë, sikur Mirsati parandiente vdekjen, ia nguli sytë të rrejshmit, e pështyu dhe iu kthye gruas.
Unë do të vdes! Kam bë keq dhe gjeta keq! Mirëpo mos të kënaqet kush se vuajta dhe vdiqa. Në vend timin e pak më lartë besa, është vendosur Bexha; shpejt do të shihni se si pihet gjaku i nevojtarëve.
Në mëngjes, e shoqja e gjeti trup të ngrirë. Mirsati kishte ndërruar jetë pa asnjë zhurmë.
Dhe sa për sqarim, Bexhë spiuni që ishte i kapluar nga xhinde e nga armiq komunistë, piu gjak njerëzish të cilëve u premtonte ndihmë për para të majme e nga ana tjetër i ngulte më thellë nëpër burgje.
Më së fundi, Bexha ka hy në histori si spiun dhe njeri-xhinde.
(Vazhdon)
Lexo edhe: I rrejshmi dhe vajza e Mavrovës