Që nga viti 2014 në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve nga Ethet Hemorragjike krime Kongo, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë, IKSHP dhe institucionet e tjera që përfaqësohen në Këshillin Ndërministrorpër kuftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo.
Kështu është thënë në takimin e këtij Këshilli, të cilin e ka udhëhequr Ministri Uran Ismaili, ku është shqyrtuar situata epidemiologjike me EHCC si dhe përditësimi i
Planit Operacional për trajtimin e kësaj çështjeve.
Ministri Ismaili tha se takimi i Këshillit mbahet me qëllim të zvogëlimit të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga ethet hemorragjike si pasojë e pickimit dhe infektimit nga rriqrat, bazuar në Planin Operacional për parandalimin dhe luftimin e Ethes Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë 2014-2018.
Ministri theksoi se qëllimi i aktiviteteve të Këshillit dhe institucioneve së bashku do të jetë përgatitja për sezonin e rrezikut nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo.
“Të jemi të gatshëm të reagojmë, sidomos në zonat epidemike që njihen si më të ekspozuara, më të prekura nga kjo sëmundje: Zona e Malishevës, Rahovecit, por edhe kudo tjetër që paraqitet nevoja”, theksoi Ministri Ismaili.
Pra, shtoi ai, si trup operativ duhet të përgatitemi që të mos lejojmë që virusi ARN, i cili shkakton Ethet Hemorragjike Krime Kongo, të jetë vdekjeprurës, ashtu si në vitin 2013, kur kishim 11 (njëmbëdhjetë) viktima apo vite tjera para këtij viti, por të vazhdojmë me rezultate të viteve pas 2013-ës, ku kemi zero vdekje dhe rënie të numrit të qytetarëve që preken nga rriqrat.
Ministri Ismaili tha se ndërmarrja e masave kundër-epidemike sipas nevojës është periudha kohore nga prill deri në shtator dhe ky është sezoni kur ne duhet të jemi aktiv.
Ai tha se trendin që nuk ka pasur asnjë rast vdekjeje prej 2014 nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo dhe të uljes së numrit të pickimeve nga rriqrat duhet ta vazhdojmë edhe këtë vit edhe secilin vit.
Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani tha se në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera do të zbatohen aktivitetet e Planit operacional me qëllim të parandalimit dhe luftimit të EHCC.