DYLON

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë, Ljubomir Batary

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë, Ljubomir Batary
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Rrustem Berisha priti për herë të parë në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Republikën e Kosovës, zotëri Ljubomir Batary.

Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe shefit të Zyrës sllovake u bisedua për aktualitetin politik dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për angazhimin e dy institucioneve të të dyja vendeve për gjetjen e mundësive dhe fushave të bashkëpunimit me interes.

Me këtë rast, ministri Berisha e falënderoi diplomatin sllovak për kontributin që ka dhënë Republika e Sllovakisë në kuadër të KFOR-it për FSK-në. Po ashtu e njoftoi atë mbi zhvillimin e FSK-së, profesionalizimin, integrimin e komuniteteve dhe grave, si dhe për sukseset e vazhdueshme të pjesëtarëve të FSK-së kudo në shkollime, trajnime dhe operacione të ndryshme jashtë vendit. Gjithashtu, ministri Berisha e njoftoi Z. Batary edhe me gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar, me kapacitete të veçanta specialistike, në të mirë të paqes së përgjithshme kudo ku ka nevojë.

EkoHigjiena

Më pas, ministri Berisha në pika të shkurtra shpalosi ecurinë e aktiviteteve rreth transformimit të FSK-së, duke ripërsëritur faktin se transformimi do të jetë transparent, i koordinuar dhe do të bëhet me konsensus të plotë të faktorit të brendshëm politik.

Nga ana e tij, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë, z. Ljubomir Batary e konfirmoi gatishmërinë e shtetit sllovak për mbështetjen e Kosovës në shumë fusha, duke qenë se Sllovakia e konsideron Kosovën si vend mik: ,, Qëllimi ynë është fleksibil dhe pragmatik, që të ndihmojmë Kosovën që të mos mbetet prapa.’’, -tha ai.

Në fund, z. Batary shprehu gatishmërinë për identifikimin e fushave të bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.