Në Ferizaj përfundon “Kursi Bazik për Instruktor”
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj ka përfunduar “Kursi Bazik për Instruktor” ku u certifikuan 14 kursantë të cilët në të ardhmen do ta kryejnë detyrën e instruktorit të FSK-së.
Kursantët gjatë katër javëve janë trajnuar dhe kanë arritur të marrin njohuri të mjaftueshme për komunikim efektiv, psikologjinë ushtarake, menaxhimin e trajnimeve dhe për metodat e mësimdhënies dhe të nxënit efektiv. /2LONLINE/