DYLON

Profesorë nga Universiteti i Manisas në Turqi po qëndrojnë në UKZ

Profesorë nga Universiteti i Manisas në Turqi po qëndrojnë në UKZ
Avatar photo Redaksia

Sipas Marrëveshjes ndërinstitucionale në mes të Universitetit Publik “Kadri Zeka”  dhe Manisa Celal Bajraktar University,  nga Manisa e Turqisë, në kuadër të ICM Erasmus+, gjatë kësaj jave në Fakultetitn Ekonomik po qëndrojnë dy profesorë të MCB University, Prof. Enis Yakut dhe Prof. Musa Ovali.

Ata janë pritur nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi dhe një pjesë e stafit akademik.

EkoHigjiena

Profesorët Yakut dhe Ovali kanë mbajtur ligjëratë për studentët e fakultetit Ekonomik, ku ligjërata kryesisht ka qenë nga fusha e marketingut.

Ndërkohë, gjatë vizitës në UKZ, profesorët nga Manisa e Turqisë, do të kenë takime të ndryshme me zyrtarë në universitet, si nga Zyra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, etj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.