Kampioni në fuqi, Kf.Drita ditë më parë ka bërë zyrtare transferimin e 5 futbollistave, ndërsa dy prej tyre i janë nënshtruar testeve mjekësore sot.
Bëhet fjalë për sulmuesin nigerian,Kyrian Nëabueze dhe mbrojtësin Sedat Berisha.
Burime nga klubi bardhë e kaltër konfirmuan se dyshja janë në rregull me shëndet dhe të gatshëm për stinorin e ri.
“Sot në qendren mjekësore sportive në Prishtinë kanë kaluar me sukses testin mjekësor dy futbollistët e rinjë të Dritës, sulmuesi nigerian Kyrian Nëabueze dhe mbrojtësi Sedat Berisha”.
Nëabueze është transferuar nga skuadra maqedonase Pobeda ndërsa Berisha nga Tirana.
Kujtojmë se dy futbollistët në fjalë dhe përforcimet e reja ishin me Dritën në Antalya të Turqisë ku edhe i zhvilluan ndeshjet kontrolluese dhe fazën përgatitore për stinorin pranveror.
Drita gjendet në pozitën e 6 me 23 pikë dhe janë në garë për Kupën e Kosovës, që në fazën cerekfinale të dielën takohen me Kf.Vëllaznimin në Gjakovë.