Kemi disa arsye më shumë për të konsumuar çokollatën e zezë. Ky produkt është shumë i dobishëm për zemrën dhe trurin, gjithashtu ndihmon në kontrollimin e sheqerit në gjak, por përveç këtyre ka edhe benefite të tjera.
Çokollata e zezë është e mbushur me anti-oksidant të cilët e ndihmojnë trupin të largojnë toksinat dhe materialet e pa nevojshme te trupit tonë. Materiet e dëmshme që gjenden në lëkurë dhe që mund të shkaktojnë krijimin dhe shumimin e qelizave të dëmshme të cilat gjenden në lëkurë dhe që mund të shkaktojnë krijimin dhe shumimin e qelizave të dëmshme.
Një tjetër përfitim nga ky produkt mjaft i këndshëm janë vitaminat dhe mineralet të cilat gjenden në të dhe e mbështesin funksionimin normal të organizmit tuaj.
Në çokollatë të zezë ka kalium, bakër, magnez dhe hekur. Bakri dhe kaliumi ndihmojnë në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Hekuri mbron organizmin nga anemia dhe magnezi ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit.