DYLON

Vështirësohen punët për Gjilanin, shumë mungesa në derbin ndaj Dritës

Vështirësohen punët për Gjilanin, shumë mungesa në derbin ndaj Dritës
Avatar photo Elife Sherifi

Sikur të mos mjaftonte eleminimi nga gara e DigitAlb Kupës së Kosovës, SC Gjilani tani duhet t’i vuajë edhe pasojat e kësaj ndeshje.

Franc Veliu i ndëshkuar direkt me karton të kuq në këtë përballje pritet që ta humbasë përballjen e javës së 18-të ndaj Dritës.

Me Shametin dhe Rapën e lënduar, Veliun dhe Ferreiran e suspenduar, tekniku vlonjat do të jetë i detyruar të improvizojë repartin e mbrojtjes.

EkoHigjiena

Dueli ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet vikendin e ardhshëm ne javen e pare te sezonit pranveror.