Nga data 2 deri me 6 shtator 2023, përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në kampionatin ballkanik të seniorëve i cili do të mbahet në Albena të Bullgarisë.
“Përfaqësuesja e Kosovës është përgatitur për këtë kampionat prestigjioz, do të prezantohet në kategorinë e meshkujve me: Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Yll Dragidella dhe Blend Hajdari të udhëhequr nga trajneri Besim Hajdari”, thuhet në njoftimin e Federatës së PingPongut të Kosovës
Më tej, në njoftim të kësaj Federate thuhet: Në kategorinë femrave, Alma Mehmeti, Lenë Osmani dhe Leoresa Imeri do të përfaqësojnë me krenari Kosovën, me përkujdesje nga trajneri Jeton Azizi për sfidat që i presin.
Pjesë e delegacionit të Kosovës do të jenë edhe sekretari i përgjithshëm, Z. Fadil Luta, Drejtori i përfaqësueses së Kosovës, Z. Petrit Drenica, anëtari i bordit Z. Ridvan Hashani dhe gjyqtari ndërkombëtar Eroll Karabaxhaku.
“Lojtarët tanë do të garojnë në kategorinë idividuale, çifte dhe çifte të përziera”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/