• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Kurti ishte pjesë e panelit të diskutimit të Liderëve në Forumin e Bledit për Siguri

Redaksia 2LONLINE 28 Gusht, 2023 4 min
 Kryeministri Kurti ishte pjesë e panelit të diskutimit të Liderëve në Forumin e Bledit për Siguri

Gjatë diskutimit ai foli për marrëdhëniet e Kosovës me pesë vendet mos-njohëse në Bashkimin Evropian për të cilat tha se atmosfera është më e mirë se që ka qenë në të kaluarën.

Ai tha se Kosova është sukses i dyfishtë; i intervenimit të suksesshëm të NATO-s i cili ndali gjenocidin mbi shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 dhe i bashkëjetesës së zhvillimit ekonomik dhe progresit demokratik.

Kryeministri u shpreh se qëllimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është vetëm që të përfitojnë nga ai, por edhe të kontribuojnë në të. Ndërkohë, krahas Bashkimit Evropian, ai tha se Kosova mezi pret të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe Programit të NATO-s për Partneritetit për Paqe.

Në lidhje me rajonin, përkatësisht Ballkanin Perëndimor, tha se është e rëndësishme që të ndodh njohja reciproke, si de facto ashtu edhe de jure, ndërmjet të gjitha gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të ketë mbrojtje dhe respektim të të drejtave të pakicave kombëtare në të gjithë rajonin dhe ballafaqim me të kaluarën.

Kurse për sa i përket zhvillimeve të brendshme në vend, krahas rritjes së buxhetit dhe performancës ekonomike, ai foli edhe për situatën në katër komunat në veri, për çka veçoi se tashmë kanë kaluar dy muaj pa asnjë incident dhe as protestë të dhunshme, teksa po përgatitet baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të paraprihen nga një fushatë zgjedhore fer dhe e hapur, e të pasohen me zgjedhje të lira dhe demokratike.

Në përmbyllje të diskutimit, Kryeministri Kurti deklaroi se i gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s ashtu që gjenerata e ardhshme të mos përjetojë vështirësitë që kemi përjetuar ne.

Përveç Kryeministrit Kurti në këtë panel ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe Kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.​ /2LONLINE//

Etiketa:“Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes” Forumin e Bledit Kryeministri Albin Kurti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në  stadiumet evropiane

20 Shtator, 2023
Info+

U bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Viti

20 Shtator, 2023
Info+

KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në

20 Shtator, 2023
Shneta

Në QKMF-në e Gjilanit organizohen ligjërata për rëndësinë e zbulimit të hershëm

20 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral Cikaqi ligjëron para kursantëve të “Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes” në Shqipëri

3 Prill, 2023

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti u pritën në Pallatin Élysee nga Presidenti Franceze, Emmanuel Macron

10 Nëntor, 2022

Kryeministri Kurti: Fokusi ynë si qeveri është riorientimi i ekonomisë në drejtim të prodhimtarisë vendore

4 Tetor, 2022

Kurti pret në takim Minxhozin

19 Shtator, 2022

Kryeministri Kurti e priti në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi

22 Korrik, 2022

Kryeministri Albin Kurti takoi Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

8 Prill, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com