Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka udhëtuar për në Rijekë të Kroacisë, ku do te marrin pjesë në Kampionati Ballkani për Kadet, junior dhe U21, që do te mbahet nga 26-28 nëntor 2021.
Edhe Kosovarët në mesin e 731 garuesve te Ballkanit dhe do te përfaqësohen me gjithsejtë 49 garues, në Kampionati Ballkanik.
“Ekspeditës kosovare i prin nënkryetari i Federatës se karatesë e Kosovës Gazmend Havolli, dy gjyqtarë Ali Vokshi dhe Gazmend Havolli, përzgjedhësit Ylber Syla, Leutrim Pepaj dhe shumë trajner te klubeve kosovare qe po marrin pjesë me mjete vetanake”, njofton Komisioni për Informim i FKK-së. /2LONLINE.com/