Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar një ndeshje të suksesshme testuese në prag të kualifikimeve për Botëror.
Kombëtarja e Kosovës u përball me Kuvajtin. Kuvajti fitoi me rezultat 22:14, por paraqitja e Përfaqësuesja kosovare ishte e kënaqshme deri në fazën përfundimtare të ndeshjes.
Për afro 45 minuta rezultati ishte thuajse i barabartë por më pas Kuvajti u shkëput në rezultat.
Janë ushtruar skema të ndryshme taktike e kombinime të lojtarëve. Ramadani ua ka dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve kurse kanë debutuar në Kombëtaren A, Liridon Zena, Albin Xhafolli e Leonard Gegaj.
Ndeshja u zhvillua në atmosferë të bukur sportive para rreth 1200 shikuesve. Falenderojmë qytetarët e Rahovecit për përkrahjen, e po ashtu Komunën e Rahovecit që mundësoi zhvillimin e ndeshjeve në këtë qytet.
Të hënën nga ora 17:00 luhet ndeshja tjetër miqësore me Kuvajtin.