Drejtori i Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes, Faruk Geci mori pjesë në takimi e nivelit të lartë me drejtorët e politikave të mbrojtjes së Evropës Juglindore në kuadër të Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Evropën Qendrore Central (CEDC).
Në këtë takim vjetor, i cili po mbahet nën kryesimin e Kroacisë, kanë qenë të ftuar edhe drejtorët e politikave të mbrojtës së Ballkanit Perëndimor.
Temë kryesore e takimit ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve te Evropës Qendrore dhe Juglindore si dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Me këtë rast, drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, theksoi vizionin e qartë të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ai shprehu gatishmërinë e pjesëmarrjes së FSK-së në projekte rajonale, të cilat shërbejnë në ngritjen e kapaciteteve rajonale në fushën e mbrojtjes.
Në këtë takim, Geci qartësoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim jo vetëm në nismën rajonale A5 por edhe në çdo nismë tjetër rajonale që i shërben rritjes së bashkëpunimit rajonal për kontributin në paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë. /2LONLINE.com/