Si pjesë e projektit mbështetës për kujdesin shëndetësor, LuxDev, në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës dhe menaxhmentin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, përfaqësues të Spitalit të Gjilanit, realizuan vizitë në Spitalin e Përgjithshëm Murska Sobota dhe Spitalin e Përgjithshëm Celje në Slloveni.
“Ne fokus të vizitës ishte sistemi për menaxhim të cilësisë dhe zhvillimit të aftësive udhëheqëse të shërbimeve, ku gjate kësaj vizite është parë nga afër forma e transformimit digjital te shërbimeve në Spital, ku në vazhdim parashihet bashkëpunim i ndërsjellë në mes të këtyre institucioneve”, njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.
Nga kjo vizitë u identifikuan praktikat e mira të punës, forma dhe niveli i organizimit të punës në ofrimin e shërbimeve klinike, praktika të cilat do t`i përdorim edhe në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
“Kjo marrëveshje e bashkëpunimit me Spitalet në Slloveni dhe Spitalin e Përgjithshëm Gjilani do të vazhdoj tutje me trajnimin e stafit dhe bashkëpunime të tjera”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, përfaqësuesit nga Spitali i Gjilanit në këtë vizitë ishin:
Dr.Arsim Emini
Dr.Ruzhdi Kadriu
Msc.Vlora Shalaj
Orhan Beqiri
Përfaqësuesit e Spitaleve në Slloveni ishin:
Dr.Dusan Kovac
Prof.Dr.Radko Komadina MD