DYLON

Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kamenicë, në nderim e kujtim të heroit të kombit, Rrahim Beqiri

Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kamenicë, në nderim e kujtim të heroit të kombit, Rrahim Beqiri
Avatar photo Redaksia

“Me bashkëpunëtorë bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kamenicë, në nderim e kujtim të heroit të kombit, Rrahim Beqiri – Komandant Roki, në 22-vjetorin e përjetësimit”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit.

Gagica ka thënë se Rrahim Beqiri – Komandant Roki nuk mjaftohej me lirinë e pjesshme të shqiptarëve, ai pas Kosovës angazhimin e tij luftarak e nisi edhe në Iliridë, atje ku cenohej rëndë e drejta e shqiptarëve.

EkoHigjiena

“Komandant Roki mbetet shembulli më i mirë i një shpirti luftarak që interesin e shqiptarëve e kishte vënë para fatit të tij e para jetës së tij. Roki do të jetë frymëzim jo vetëm për pasardhësit e tij por për breza të tërë tek shqiptarët. Lavdi jetës dhe veprës së Rrahim Beqiri-Komandant Roki”, ka thënë Gagica.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.