Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, kanë pritur në takim përfaqësues të projektit Kujdesi Shëndetësor Cilësor i Qasshëm, projekt ky që mbështetet nga qeveria zvicerane.
Në emër të kryetarit Hyseni, nënkryetarja Morina Bunjaku ka falënderuar përfaqësuesit e AQH-së për vizitën, lidhur me projektin e kujdesit shëndëtsor mes komunitetit, menaxhmentit dhe stafit të kujdesit parësor shëndetësor.
Ajo ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit dhe përkushtimin e Komunës, derisa kanë marrë përkrahjen e përfaqësuesve të Kujdesit Shëndetësor Cilësor të Qasshëm për këtë projekt të rëndësishëm. /2lonline/