DYLON

Drejtues të Komunës së Gjilanit bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së

Drejtues të Komunës së Gjilanit bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, bashkë me gra, përfaqësues intitucional dhe përfaqësues të OJQ-ve, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Morina Bunjaku ka bërë të ditur se kanë filluar aktivitetet e Javës së Gruas “Ne për Ato”.

EkoHigjiena

Gjatë ditës, nënkryetarja e Komunës me bashkëpunëtorë kanë vizituar kampin ushtarak të FSK-së në Gjilan, repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm, repartin e Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak, për t’i përfunduar aktivitetet me homazhe te busti i Nushit dhe Tefikut.

“Me gruan dhe për gruan, në të gjitha sfidat”, ka thënë nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku.​ /2LONLINE/