Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, sot ka pritur përfaqësues të KFOR- it, togeren Levis – LMT me bashkëpunëtorë. Ata janë interesuan për gjendjen e sigurisë në komunën e Kamenicës.
Togerja Levis bëri një prezantim pasiqë ishte takimi i saj i parë në Komunën e Kamenicës, ku ajo nga tani është përgjegjëse për Komunën e Kamenicës, Komunën e Ranillugut dhe për Novobërd.
Ajo tregoi për misionin e saj në Kosovë dhe u shpreh bashkëpunuese për të ofruar siguri.
Ndërsa kryetari Sinani e njoftojë për projektet e realizuara dhe ato që janë në proces të realizimit, për kërkesat e qytetarëve si problem paraqiti rrugën e re e cila është hapur në fshatin Svircë të Komunës së Kamenicës, për të cilën ka disa ankesa nga ana e banorëve për sigurinë e tyre.
“Ne do të dalim në vendin e ngjarjes së bashku me shërbimin e gjeodezisë për të ofruar skicat organeve të sigurisë për të definuar se ku gjendet rruga, në territorin e Kosovës apo të komunës së Medvegjës” ka thënë Sinani.
Komuna e Kamenicës do të ofrojë një zyre tek Shtëpia e Kulturës për përfaqësuesit e KFOR -it , LMT që të jetë në shërbim të tyre.
Përfaqësuesit e KFOR-it, falënderuan kryetarin Sinani për mikpritjen e bërë.
U tha se ashkëpunimi i mirë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.