DYLON

Të premten përzgjedhen punimet fituese të përmendoreve dhe busteve për heronjtë e Gjilanit

Të premten përzgjedhen punimet fituese të përmendoreve dhe busteve për heronjtë e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Komisioni Komunal të premten do ta bëjë përzgjedhjen e punimeve fituese të shtatores së Idriz Seferit dhe bustet e horonjve, Halim Orana, Hamdi Berisha, Ramiz Cernica, Reshat Ymeri e Muharrem Ibrahimi.

Përgjatë këtyre katër ditëve, qytetarët dhe familjarët e heronjve kanë mundësinë t’i shohin këto punime në zyrën e kryetarit, Lutfi Haziri.

“Deri të premten ne do t’i hapim zyrat për audiencën, qytetarët dhe familjarët që t’i shohin dhe t’i marrim edhe vlerësimet e tyre, në mënyrë që Komisioni t’i finalizoj anën formale të premten dhe të derdhen në bronz, në mënyrë që me 28 nëntor të vendosen në vende meritore. Ne i kemi ndarë mbi 100 mijë euro këtë vit për vendosjen e tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Në këtë mënyrë, Haziri tha se Gjilani po e mbyllë nevojën dhe mirënjohjen për auoritetet që historikisht janë kryengritur për lirinë e shqiptarëve.

Kreu i gjilanasve theksoi me këtë rast se Gjilani është e vetmja komunë e vlerësuar ndërkombëtarisht nga Këshilli i Europës me mirënjohjen “Qytet i Paqes”, sikurse edhe nga presidenti i Republikës së Kosovës me “Medaljen e Lirisë”.

Përndryshe, vitin 2017 kryetari i Gjilanit e ka shpallur vit të Idriz Seferit, përderisa me kërkesën e tij, është dekoruar me urdhërin më të lartë shtetëtor nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.