Për të shënuar Ditën e Dëshmorëve Kombit, në emër të kryetarit Hyseni nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku së bashku me drejtorët e Drejtorive Komunale, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku si dhe me familjarët e dëshmorëve, kanë bërë homazhe te varrezat e të rënëve për liri.
Përmes homazheve, nënkryetarja së bashku me pjesëmarrësit përkujtoi të rënët e betejave dhe të luftërave të ndryshme, me theks të veçant dëshmorët e lirisë së UÇK-së dhe martirët e kombit.
Ndryshe, 5 maji është e njohur si Dita e Dëshmorëve të Kombit dhe Atdheut, ku përmes manifestimeve të ndryshme përkujtohen të gjithë të njerëzit që sakrifikuan jetën e tyre për atdheun në luftëra. /2LONLINE/