DYLON

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim nobelistin, Dr. Dan Shechtman

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim nobelistin, Dr. Dan Shechtman
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim nobelistin Dr. Dan Shechtman, Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj.Tamar Ziv dhe Konsullin e Nderit në Austri, z.David Ungar-Klein.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, kryetari Konjufca dhe nobelisti Shechtman diskutuan për raportet e ngushta që Kosova dhe Izraeli kanë midis tyre, si dy vende mike, si dhe për forcimin e bashkëpunimit, përfshirë shkëmbimin e përvojave parlamentare.

EkoHigjiena

Duke rikujtuar historinë e raporteve miqësore midis shqiptarëve dhe hebrenjve, kryetari Glauk Konjufca falënderoi z. Shechtman për mbështetjen që Izraeli i ka dhënë Kosovës në kohë dhe rrethana të ndryshme.

“Republika e Kosovës dhe Izraeli gëzojnë partneritet strategjik dhe kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Në këtë frymë vlerësojmë se mundësitë për thellimin e miqësisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit janë të shumta dhe me interes të ndërsjellë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.