Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Kamenicë njofton qytetarët, biznesmenët, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare, mediet dhe të gjithë të interesuarit tjerë se ndihmat që janë grumbulluar gjatë muajit tetor 2016 janë shpërndarë për familjet që më së shumti kanë pas nevojë.
Rexhep Morina, sekretar ka thënë se për këtë aksion kanë kontribuar 51 biznese të komunës me rast janë grumbulluar 7340 kg miell.
“Stafi i Kryqit të Kuq me vullnetarë ndihmat e ofruara nga bizneset komunale i ka shpërndarë tek familjet që kanë nevojë më së shumti. Në emër të gjithë atyre familjeve që i kanë marr këto ndihma dhe në emër të Kryqit të Kuq e falënderojmë nga zemra donatorët . Zoti i shpërbleftë me të gjitha të mirat”, ka thënë Morina.
Sipas tij, ata janë të gatshëm çdo herë që të pranojmë donacione nga bizneset e ndryshme dhe nga qytetarët me qëllim që familjet që kanë nevojë mos të mbesin pa ndihma ushqimore .
“Këto ditë me vet iniciativë -SHPK “AgroKor E&A” nga Koretini me pronar Shkëlzen Mehmeti dhuroj 1000 kg miell e cila ndihmë ishe shume e mirëseardhur për familjet me nevojë. Ftojmë të interesuarit që të ndihmojnë. Mundësitë për të ndihmuar janë të shumta dhe atë me: Gjera ushqimore, Higjienike dhe Mjete financiare”, ka thënë Morina.
Përndryshe Morina tha se ndihmat mund të sillen në lokalet e Kryqit të Kuq në Kamenicë. Ose mund të lajmëroheni në këta numra të telefonit 0280/371-213 ose mobil 044/238-392