Zeka: Kosova do të ketë një ushtri tamam moderne

Zeka: Kosova do të ketë një ushtri tamam moderne

Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së ka thënë se me rastin e Epopesë se Jasharajve tani më kemi edhe hapin tjetër të rëndësishëm që e paraqiti presidenti i vendit Hashim Thaçi për inicimin e ligjit për fuqizimin dhe avancimin e FSK-së, në një ushtri tamam moderne.

“Në momente tejet të rëndësishme për Kosovë presidenti Thaçi bene hapat e rëndësishëm që plotësojnë shtetësinë e Kosovës. Thaçi, tani figura qendrore e te gjitha proceseve që prej luftës e këndej, po rrumbullakon tërësinë shtetërore të Kosovës”, ka thënë Zeka, shkruan 2LONLINE.com.

Zeka ,që është edhe zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MKK), ka thënë edhe se Kosova brenda një kohe të shkurtër do të ketë ushtrinë e vendeve simotra dhe do të jetë vend i stabilitetit dhe i integrimeve Evropiane.

“Prandaj hapat e tillë vetëm sa konfirmojnë qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e shtetit të ri në Evropë siç është Kosova. Dhe pesha më e madhe është pikërisht kur jepet lajmi në ngjarjen historike që ndërroi epokat, rënien biblike të Jasharajve para 19 viteve”, ka thënë Zeka.

KOMENTE