Si zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe sipas detyrës që jam zotuar, të cilën do ta përfundoj gjatë këtij mandati, në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Migrim, siu dhe stafi profesional i kësaj Ministrie, kemi bërë punë profesionale dhe të përkushtuar lidhur me zbatimin e detyrave dhe obligimeve që burojnë nga Ligjet përkatëse.
Izmi ZEKA
Për fushën konkrete në lidhje me shtetasit e huaj, grupet punuese kanë punuar në Ligjin për të Huaj i cili tani më është amandamentuar në Parlamentin e Republikës se Kosovës, dhe me këtë ligj kemi mbuluar të gjitha elementet konkrete që do të rregullojnë statusin e të huajve të cilët qëndrojnë brenda Republikës së Kosovës.
Ky ligj na ka obliguar që të hartojmë Udhëzimin Administrativ, me të cilin përcaktohet qartë procedura dhe kriteret e pajisjes me lejen e qëndrimit për të huajt.
Gjithashtu një numër i madh i shtetasve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, të cilët jetojnë brenda në Republikën e Kosovës si dhe të gjithë shtetasit tjerë të huaj pa dallim përkatësie etnike, bindje fetare etj… do të mund të aplikojnë për tu pajisur me dokumente të rregullta, në mënyrë që ta legjitimojnë qëndrimin e tyre dhe ne te ardhmen te mos gjinden ne situata te pa lakmueshme me ndonjë shkelje ligjore, që e rrezikon largimin e tij nga territori i Republikës së Kosovës.
Për qëllimin më të mirë së pari në aspektin e sigurisë Nacionale, pastaj për evidentimin dhe regjistrimin e të gjithë personave, janë caktuar të gjitha kriteret me ketë Udhëzim Administrativ.
Deri me tani kemi pasur shumë ankesa nga individ të caktuar, por edhe interesim të madh nga organizata të ndryshme joqeveritare të cilat kanë ngritur shqetësime për numrin e madh të shtetase që nuk po mund të rregullojnë dokumentet personale.
Me ketë Udhëzim Administrativ, janë hartuar të gjitha procedurat dhe kriteret në mënyre që këta persona, të kenë lehtësira dhe në mënyrë sa më të shpejte ti rregullojnë dokumentet e tyre personale. Për nga natyra e informacioneve që kemi, shtetasit e Luginës së Preshevës Medvegjes dhe Bujanovcit nuk po mund të sigurojnë dokumente valide, dhe me këtë
Udhëzim Administrativ këta persona do të kenë disa lehtësira.
Shtetasit e huaj, të cilitdo komunitet do të përfitojnë lejet e qëndrimit të përhershme, që janë me afat 5-vjeçar, dhe pas këtij 5-vjeçari ata kanë të drejtë të aplikojnë për ta fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Me dokumentin e përhershëm, të gjithë këta persona i gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta me qytetarët e Republikës së Kosovës.
Për njohurinë tuaj, Udhëzimi Administrativ i ka kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe vetëm pritet që ditët në vijim të nënshkruhet nga Ministri dhe do të filloj zbatimi i tij.
Aplikimet dhe te gjitha procedurat tjera do të kryhen ne Departamentin përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.