Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (16 maj–22 maj), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 17 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1131 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 17 aksidente trafiku, nga të cilat 11 me lëndime në njerëz, 6 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 1131 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe janë regjistruar 49 incidente dhe janë arrestuar 16 persona.