• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Ministri Lekaj vizitoi Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Redaksia 2LONLINE 23 Maj, 2018 3 min
 Ministri Lekaj vizitoi Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), me ç’rast u takua me Drejtorin e përgjithshëm të AACK-së, Driton Gjonbalaj dhe stafin e AACK-së, me të cilët biseduan për të arriturat e kësaj agjencie, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe AACK-së, në shërbim të funksionimit të harmonizuar mes ministrisë, si përgjegjëse për rregullimin ekonomik të aviacionit civil dhe agjencisë, si përgjëgjëse për sigurinë ajrore dhe fizike të aviacionit civil në vend.

Ministri Lekaj duke e përgëzuar Gjonbalajn dhe stafin e AACK-së, tha se kjo agjenci duhet të avancoi në ofrimin e shërbimeve dhe marrjen e përgjegjësive shtesë që i takojnë në fushën e aviacionit civil, si dhe në avancimin e resurseve profesionale, në mënyrë që edhe aty ku ka sfida, të tejkalohen me profesionalizëm dhe në shërbim të qytetarëve dhe të vendit tonë. Lekaj ka treguar gatishmërinë e ministrisë që drejton, për përkrahje të parezervë kurdo që është e nevojshme dhe kurdo që kërkohet një gjë e tillë.

Ndërsa nikoqiri i këtij takimi, Drejtori i përgjithshëm i AACK-së, Driton Gjonbalaj, duke e falënderuar ministrin Lekaj për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim të hapur dhe në funksion të harmonizimit të veprimeve mes dy autoriteteve, ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton, për thellim të bashkëpunimit dhe veprimeve për anëtarësim të AACK-së në organizatat ndërkombëtare të aviacionit civil, si ai i ICAO-s, duke kërkuar edhe përkrahjen e ministrit Lekaj.

Drejtori Gjonbalaj me anë të një prezantimi e ka njoftuar ministrin Lekaj dhe bashkëpunëtorët e tij, rreth detyrave dhe përgjegjësive të agjencisë, e po ashtu edhe rreth objektivave që synohen të arrihen. Gjonbalaj e ka njoftuar Lekajn edhe për marrëveshjet e arritura mes tyre dhe agjencive simotra, si dhe për marrëveshjet që synohen të arrihen në të ardhmen, e që kanë ndikim pozitiv për vendin dhe qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim u bisedua edhe për normalizimin e hapësirës ajrore, si një proces ku ka ndërhyrje politike nga fqinji ynë verior, por u tha se ky proces nuk do të ndalet deri në normalizimin e plotë të hapësirës ajrore të Kosovës, sepse ka rëndësi për shtetin dhe qytetarët e vendit, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Etiketa:Aviacionit Civil të Kosovës Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Kopernicë-Kolloleq

25 Qershor, 2022
2LTV

Komisioni i Shëndetësisë nga LDK, Dega Gjilan, mban konferencë për medie

25 Qershor, 2022
Policia

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

25 Qershor, 2022
Opinion

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Lekaj për Kurtin: Deçanasit kanë nevojë për trajtim, jo për statuse me tre rreshta në Facebook

14 Korrik, 2021

Abrashi e Haliti me memorandum bashkëpunimi, 1.1 milionë euro për infrastrukturën e Vitisë

30 Janar, 2021

Ministri Abrashi merr vendim, s’ka më reklama në autostrada, rrugë nacionale dhe rajonale

7 Dhjetor, 2020

Ministri Abrashi vizitoi Aeroportin për të parë nga afër zbatimin e masave anti-covid

10 Nëntor, 2020

Ministri Abrashi ka nënshkruar memorandum për gjelbërimin e rrugëve të Kosovës

4 Nëntor, 2020

Abrashi dhe Muhaxheri përurojnë asfaltimin e rrugëve në Rugovë, premtohen investime tjera

15 Tetor, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com